Report TV - Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kërcënon bandat në Elbasan: Do t`ju nxijmë jetën

2018-05-14 0

ELBASAN-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar në aktivitetin ?Forumi Qytetar për Sigurinë Publike? se në këtë qytet ka 2-3 grupe kriminale. Ai theksoi se ata janë identifikuar, ndërsa tashmë po punohet për dokumentimin dhe për t?i vendosur para drejtësisë me cdo lloj sakrifice. Ministri ishte i drejtpërdrejtë, kur u shpreh se Policia e Shtetit do ua nxijë jetën kriminelëve në Elbasan, por edhe në të gjithë vendin pas skedimit të plotë të grupeve kriminale që veprojnë në Shqipëri.

Është e vërtetë që pak muaj më parë kam qenë i pranishëm në një takim të këshillit të sigurisë në Elbasan, pjesë e një projekti të rëndësishëm, policimit në komunitet. Ishte pjesëmarrja në këtë event, ajo që pashë, që u bë pikënisje për ta zhvilluar këtë koncept dhe për të ndërtuar një marrëdhënie të re të policisë me qytetarët. Forumi nuk është institucion, por pikënisja për të realizuar këtë filozofi mes policisë, organeve të qeverisjes vendore dhe grupeve të tjera për të pasur më shumë rend, qetësi dhe siguri.

Policia është para disa sfidave që kanë të bëjnë me rendin. Në zbatim të disa prioriteteve është e angazhuar në disa sfida me rëndësi, luftën kundër krimit dhe parandalimin e terrorizimit. Angazhim për t?u përballur me krimin e organizuar. Plan masash konkrete për të goditur grupet kriminale. Dua të them që ?Forca e Ligjit? është operacion i suksesshëm, kemi skeduar të gjitha grupet kriminale brenda apo jashtë vendit. Kemi evidentuar dhe në bashkëpunim prokurorinë kemi goditur një pjesë të rëndësishme, por jemi ende në fillim.